Bota

Vaksinat anti-Covid bëhen mollë sherri për Boris Johnson dhe reperen amerikane, Minaj i dërgon mesazh kryeministrit: Meqenë

15 Shtator 2021, 20:34 Nga DOSJA
Vaksinat anti-Covid bëhen mollë sherri për Boris Johnson dhe

SHBA- Një grindje ka ndodhur midis Nicki Minaj, Boris Johnson, Chris Whitty dhe Piers Morgan pas një postimi në Twitter nga ylli i popit. Walesonline shkruan se Minaj të hënën, me një tweet, postoi një histori anti-vaksinë. Ylli i pop -it shkroi në Twitter: Kushëriri im në Trinidad nuk do ta marrë vaksinën pasi shoku i tij, i cili e mori dhe u bë i pafuqishëm. Testikujt e tij u ënjtën. Miku i tij ishte javë larg martesës, tani vajza e anuloi dasmën. Pra, thjesht lutuni dhe sigurohuni që jeni të kënaqur me vendimin tuaj.

Tweet-i, i dërguar për 22.6 milionë ndjekësit e saj, ka marrë kritika nga Zyrtari Kryesor Mjekësor i Anglisë, Profesori Chris Whitty dhe Kryeministri gjatë konferencës së tyre për koronavirusin të martën. Kur u pyet, Profesor Whitty kritikoi postimine saj, dhe deklaroi: Sipas mendimit tim, ata duhet të kenë turp.

Boris Johnson shtoi se nuk ishte i njohur me punën e Nicki Minaj, dhe në vend të kësaj promovoi mjekun Nikki Kanani i cili,u shpreh se vaksinat janë të mira dhe të gjithë duhet të injektohen.

Sidoqoftë, gjërat morën një kthesë kur Nicki në Twitter, ndau një shënim zanor me një theks të rremë anglez duke iu drejtuar Kryeministrit. Ajo u shpreh: Po, përshëndetje Kryeministër, Boris, është Nicki Minaj. Unë po postoj për t’ju thënë se keni qenë kaq të mahnitshëm në lajmet këtë mëngjes. Dhe unë jam në fakt britanike. Unë kam lindur atje. Unë shkova në shkova në Oksford. Unë shkova në shkollë me Margaret Thatcher. Dhe ajo më tha shumë gjëra të mira për ty. Do të doja të të dërgoja të dhënat e mia të punës, pasi ti nuk di shumë për mua, unë jam yll i madh në Shtetet e Bashkuara “.

?? ???????????? send this to the prime minister & let him know they lied on me. I forgive him. No one else. Only him. ? pic.twitter.com/ZmJ2sST8Es

— Nicki Minaj (@NICKIMINAJ) September 14, 2021

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson chris whitty nicki minaj piers morgan boris johnson chris whitty nicki minaj piers morgan

Sondazh

Poll

Bota 15 Shtator 2021, 20:12

Fluturimi i parë privat në hapësirë nga SpaceX

SHBA- Një raketë me katër astronautë në bord do të lëshohet mbrëmjen e së mërkurës nga Qendra Hapësinore Kennedy. Ky është fluturimi i parë privat nga kompania ...