Bota

TikTok është në hetim, dyshohet se i ka shitur Kinës të dhënat personale të përdoruesve

15 Shtator 2021, 17:46 Nga DOSJA
TikTok është në hetim, dyshohet se i ka shitur Kinës të

SHBA – TikTok është duke u hetuar nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave, i cili drejton zbatimin e rregullores së BE në kompani, pasi frikësohen se të dhënat e përdoruesve po transferohen në Kinë dhe po shkelen rregullat lidhur me sigurinë e fëmijëve.

Pas shpalljes së heimit,  DPC tha se do të shqyrtonte mënyrën se si TikTok ka zbatuar rregullat e të dhënave të vendosura nga BE për hyrjen në aplikacion të personave nën 18 vjeç dhe zbatimin e masave për verifikimin e moshës për personat nën 13 vjeç.

Aplikacioni  u konsiderua si një rrezik potencial i sigurisë kombëtare nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës Trump, edhe pse në qershor, Presidenti Biden përmbysi planet e paraardhësit të tij për të ndaluar shkarkimin e tij në SHBA.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota tiktok dyshohet se ka shitur te dhenat e perdoruesve tiktok dyshohet se ka shitur te dhenat e perdoruesve

Sondazh

Poll