Bota

Ambasadori Kosnett lë mandatin, kryeministri Kurti thotë se është përherë i mirëpritur në Kosovë

15 Shtator 2021, 19:48 Nga DOSJA
Ambasadori Kosnett lë mandatin, kryeministri Kurti thotë se

KOSOVË – Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi u ul në takimin e fundit me ambasadorin Kosnett dhe zëvendësambasadori amerikan Nicholas Giacobbe. Kryeministri i Kosovës e e falënderoi ambasadorin Kosnett për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm. Me të përkrah dhe me vullnetin politik të Qeverisë, Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit”, u shpreh Kurti.

Ai u shpres se kabineti Kurti do të vazhdojë traditën e bashkëpunimit të ngushtë dhe marrëdhënieve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përmbushur më së miri synimet dhe interesat e tyre të përbashkëta. Kryeministri Kurti i uroi suksese ambasadorit Kosnett në detyrat e tij të radhës, dhe i tha se do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Kosvë.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kurti ben takimin e fundit me kosnett kurti ben takimin e fundit me kosnett

Sondazh

Poll