Bota

Njihej si zvendësuesi, dënohet me 28 vite burg Lordi i Drogës në Meksikë

15 Shtator 2021, 19:31 Nga DOSJA
Njihej si zvendësuesi, dënohet me 28 vite burg Lordi i Drogës

MEKSIKË- Një gjykatë në Meksikë ka dënuar ish-udhëheqësin e një prej karteleve më të mëdhenj të trafikut të drogës në vend me 28 vjet burg. BBC shkruan se Vicente Carrillo Fuentes mori kontrollin e kartelit Juárez pasi vëllai i tij vdiq gjatë operacioneve plastike në 1997 u dënua me 28 vite heqje lirie.

Fuentes, i cili u arrestua në vitin 2014, njihej si zëvendësuesi, u shpall fajtor për trafik droge dhe krim të organizuar.58-vjeçari ishte një nga personat më të kërkuar të Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA) dhe për kapjen e të tij ata ofruan një shpërblim prej 5 milion dollarësh.

Ai u arrestua në një pikë kontrolli policie në shtetin verior meksikan të Coahuila në tetor 2014 së bashku me një nga truprojat e tij. Vicente Carrillo Fuentes u bë udhëheqës i kartelit Juárez pas vdekjes së vëllait të tij të madh Amado, i cili njihej si Zoti i Qiellit për aftësinë e tij për të kontrabanduar sasi të mëdha droge në flotën e tij private të avionëve.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dea vicente carrillo fuentes dea vicente carrillo fuentes

Sondazh

Poll