Bota

Historia e 4 shokëve! Në mbrëmje u mblodhën për qejf, të nesërmen u gjetën të vrarë në një fushë misri

15 Shtator 2021, 19:23 Nga DOSJA
Historia e 4 shokëve! Në mbrëmje u mblodhën për qejf,

SHBA – FBI është duke ndihmuar autoritetet lokale të Wisconsin pasi katër  të rinj nga Minesota u gjetën të vrarë dhe u braktisën në një fushë misri brenda një makine të zezë.

“Është shumë e pazakontë për ne. Natyrisht, ne kemi pasur vrasje në vitet e fundit, por diçka të tilë nuk e kam parë në  33 vite punë”, tha Sherifi i Qarkut Dunn Kevin Bygd në një konferencë shtypi  të martën.

Viktimat janë identifikuar si miq të vjetër nga zona “Tëin Cities” dhe nuk kanë ndonjë lidhje me zonën e Uiskonsinit ku u gjetën. Të katër miqtë janë vrarë me armë 24 orë para se të gjendeshin nga një fermer të dielën në mëngjes. I ati i njërit nga viktimat tha se ata kanë qënë në një bar dhe më pas kanë hipur në makinën e dikujt tjetër.

Autoritetet kanë thënë se nuk besojnë se vrasja e katërfishtë kishte ndonjë lidhje me aktivitetin e drogës ose krimin e organizuar. Tani për tani, sipas Bygd, hetuesit kanë filluar të kontrollojnë këdo që grupi i miqve njihte.

“Të gjithë janë të dyshuar në këtë pikë,” tha ai.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kater miqte vriten dhe braktisen ne fushen me miser kater miqte vriten dhe braktisen ne fushen me miser

Sondazh

Poll