Bota

Punonjësit afgan nga shoqata humanitare gjejnë sigurinë në Maqedoninë e Veriut, shpenzimet i mbulon SHBA

15 Shtator 2021, 18:41 Nga DOSJA
Punonjësit afgan nga shoqata humanitare gjejnë sigurinë në

SHKUP – Një grup prej 44 personash nga Afganistani kanë mbërritur në Maqedoninë e Veriut për të përfituar strehim të përkohshëm, si pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare për të ndihmuar njerëzit që konsiderohen të rrezikuar nën sundimin taleban.

Ata kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit më 15 shtator dhe janë grupi i dytë që mbërriti në Maqedoninë e Veriut qëkur talebanët morën kontrollin e Afganistanit muajin e kaluar. Afganët u pritën nga pjesëtarë të Kryqit të Kuq dhe më pas u akomoduan në hotele pranë Shkupit. Autoritetet qeveritare thanë se atyre do t’u bëhet testi PCR për COVID-19 dhe do t’u ofrohet vaksinimi.

Shumica e të evakuuarve punojnë për një shoqatë bamirëse të quajtur “Turquoise Mountain” të bashkëthemeluar nga Princi Charles i Britanisë. Qeveria tha se afganët do të vendosen përkohësisht në Shkup derisa të sigurohet një transferim në destinacionin e tyre përfundimtar.

Maqedonia e Veriut ka rënë dakord të presë përkohësisht të paktën 750 afganë që punuan me forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA, si dhe studentë, gazetarë dhe punonjës të organizatave joqeveritare. Sipas qeverisë maqedonase shpenzimet për qytetarët afganë do t’i mbulojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe organizatat ndërkombëtare, me të cilat ata kanë bashkëpunuar.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mberrin grupi i dyte i afganeve ne shkup mberrin grupi i dyte i afganeve ne shkup

Sondazh

Poll