Bota

Të ndryshohet emri i Zelandës së Re, partia Maori nis peticion, udhëheqësit: Aotearoa është emri që do të na bashkojë

15 Shtator 2021, 19:19 Nga DOSJA
Të ndryshohet emri i Zelandës së Re, partia Maori nis peticion,

ZELANDA E RE- Një peticion është nisur në Zelandën e Re për të ndryshuar emrin e shtetit. The Guardian shkruan se në peticion kërkohet që emri i Zelandës së Re të ndryshohet në Aotearoa. Këtë peticion e ka nisur Partia Maori, pasi, emri i gjuhës autoktone të vendit është te reo Māori.

Ka kaluar shumë kohë që Te Reo Māori u rivendos në vendin e tij të ligjshëm si gjuha e parë dhe zyrtare e këtij vendi. Ne jemi një vend Polinezian – ne jemi Aotearoa.  Aotearoa është një emër që do të bashkojë vendin tonë sesa ta ndajë atë. Të tjerët po përpiqen ta përdorin atë është një mjet përçarës, por ky është një mjet gjithëpërfshirës, ​​ku paraardhësit tanë u pajtuan që të gjithë të jetonim në këtë tokë së bashku,” thanë udhëheqësit e  partisë Maori, Rawiri Waititi dhe Debbie Ngarewa-Packer.

Peticioni gjithashtu i bën thirrje qeverisë të identifikojë dhe rivendosë zyrtarisht emrat origjinalë Te Reo Māori për të gjitha qytetet,dhe vendet në të gjithë vendin gjatë pesë viteve të ardhshme, duke e përfunduar procesin në vitin 2026.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aotearoa debbie ngarewa-packer partia maori peticion per te ndryshuar emrin e zelandes se re rawiri waititi te reo māori aotearoa debbie ngarewa-packer partia maori peticion per te ndryshuar emrin e zelandes se re rawiri waititi te reo māori

Sondazh

Poll