Politike

Albin Kurti: Paqja në Ballkan vjen nëse Serbia heq dorë nga Kosova! Duhet të heqë dorë nga ne

14 Shtator 2021, 16:42 Nga DOSJA
Albin Kurti: Paqja në Ballkan vjen nëse Serbia heq dorë nga

TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se çdo kompromis i mëparshëm me Serbinë ka qenë i gabuar, duke shtuar e kjo është e provuar nga vendimet e paraardhësve të tij. Nga Tirana, Kurti theksoi se ende mungon njohja e Serbisë për Kosovën dhe paqja në rajonin e Ballkanit vjen vetëm nëse Serbia ndryshon Kushtetutën dhe heq dorë nga Kosova.

“Ne jemi sovran i përfaqësojmë popullin dhe natyrisht që bashkëpunimi të jetë në përputhje me interesat tona. Ne nuk e konsiderojmë me një Serbi që s’na njeh krimet dhe pavarësinë. Duhet të ndryshojë Serbia dhe jo Kosova. Nuk duhet trysni mbi Kosovën. Por Serbinë që i mohon krimet dhe nuk e njeh pavarësinë. Gjeneralët serbë që janë dënuar në Hagë, bëhen profesorë ligjërues në Akademinë Ushtarake. Presioni duhet të jetë mbi Serbinë, besoj që kjo është detyra jonë si shqiptarë. Paraardhësit kanë bërë kompromise. Kompromiset kanë qenë të gabuara. Një prej arsyeve që na kanë votuar ne qytetarët. Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën, jo Kosova. Paqe të qëndrueshme, siguri afatgjate ka në Ballkan kur Serbia ndryshon Kushtetutën dhe heq dorë nga Kosova. Duhet të ndryshohet Serbia, në krye të së cilës qëndron kryeministri që ka qenë ministër i Informacionit në kohën e Millosheviç. Unë kam qenë i burgosur politik, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca,“-tha ai.

Sot, kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar vizitën e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë një konferencë për shtyp, Merkel përshëndeti nismën e Open Ballkan, por theksoi se Procesi i Berlinit është i pazëvendësueshëm në rolin e tij. Pas deklaratës së saj, edhe Rama ndryshoi “kah” duke u shprehur se njëra ishte pjellë e tjetrës. Ndërkohë që pas Ramës, Merkel është takuar edhe liderë të tjerë të rajonit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti angela merkel angela merkel ne shqiperi edi rama turi i merkel albin kurti angela merkel angela merkel ne shqiperi edi rama turi i merkel

Sondazh

Poll