Politike

Integrimi i BP, Merkel lë ‘porosinë’: BE të mbajë fjalën kur të plotësohen të gjitha kushtet, ndryshe do përballet

14 Shtator 2021, 13:10 Nga DOSJA
Integrimi i BP, Merkel lë ‘porosinë’: BE të

TIRANË– Kancelarja Angela Merkel ka lënë porosi për Bashkimin Europian që të mbajë fjalë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Merkel tha se në momentin që plotësohen kushtet e vendosura, BE duhet të vijojë me procesin dhe jo të nxjerrë kushte të reja, pasi kjo mund të çojë në zhgënjime dhe thyerje të besimit. Për Shqipërinë, kancelarja tha se do t’i duhet të punojë ende në fushën e drejtësisë. 


Pjesë nga biseda: 

DW: Zonja Merkel çfarë hapash mendoni se duhet ndërmarrë Bashkimi Europian për t’ju afruar përqasjes së tij ndaj vlerësimit tuaj shumë të thesuar së fundmi që është në interesim e Bashkimit Europian, që vendet e BP-së të jenë pjesë e këtij blloku?

Angela Merkel: BE, në fakt shtetet anëtare do të duhet të thoshin se cilat janë kushtet për tu përmbushur për tu bërë jesë apo për të nisur procesin e anëtarësimit. Në rastin e Shqipërisë e kemi thënë saktësisht se çfarë duhet të ndryshohet në fushën e drejtësisë apo në pika të tjera për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Në momentin që përmbushen këto kushte, nis futja dhe procedura. Edhe ne në Gjermani kemi nevojë për konfirmimin e parlamentit. Ata vetë shkojnë në rajon, flasin, me shoqëri, dhe më duhet t’ju them në momentin që konstatohet që kushtet janë përmbushur, atëherë duhet mbajtur fjala. Jo të nxjerrë kushte të tjera sepse kjo sjell pastaj zhgënjime dhe thyerje të besimit. 

LAJMI KRYESOR: Merkel vjen në Tiranë! Takime me Ramën dhe liderët e rajonit, kancelarja: BE të mbajë fjalën për integrimin, ‘Procesi i Berlinit’ s’ka të dytë! Rama: Jemi peng i nacionalizmave, Kosova bojkoton me teori konspiracioni “Open Ballkan”

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike angela merkel angela merkel ne tirane turi i merkel angela merkel angela merkel ne tirane turi i merkel

Sondazh

Poll