Politike

Në sy të kancelares, Rama sulmon Albin Kurtin: Kosova bën teori konspiracioni për Open Balkan

14 Shtator 2021, 13:12 Nga DOSJA
Në sy të kancelares, Rama sulmon Albin Kurtin: Kosova bën teori

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar për asnjë moment që të sulmojë homologun e tij, Albin Kurti për qëndimin që ky i fundit mban për “Open Ballan”. Në një konferencë për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, Rama tha se Kosova nuk i bashkohej nismës pasi ishte e fokusuar tek teoritë e konspiracionit.

Të 6 vendet nënshkruajnë marrëveshje për tregun e përbashkët rajonal. Është proces i ngatërruar. Shpesh herë një vend bëhet shkak që të gjithë të ngecin. Prandaj Open Ballkan është hapur jo për të përjashtuar njëri, por për të mos u varur nga vetot e njërit dhe teoritë e konspiracionit të tjetrit. Por duke ecur para duke pasur “roadmap” e procesit të Berlinit. Çfarë ka? 4 Liritë dhe investimet e fondit. Serbia nuk e pranonte lirinë e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin se ajo mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Kosova nuk e shfrytëzon këtë por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: Merkel i jep “lamtumirë” Ballkanit nga Tirana: BE të mbajë fjalën për integrimin, ‘Procesi i Berlinit’ s’ka të dytë! Rama: Jemi peng i nacionalizmave, Kosova bojkoton me teori konspiracioni “Open Ballkan (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti angela merkel ne shqiperi edi rama turi i angela merkel albin kurti angela merkel ne shqiperi edi rama turi i angela merkel

Sondazh

Poll