Politike

Siklet, vonesa dhe akuza! Vizita e Merkel në Tiranë nuk shkon “fjollë”, INCIDENTET me kancelaren gjermane në Shq

14 Shtator 2021, 15:44 Nga DOSJA
Siklet, vonesa dhe akuza! Vizita e Merkel në Tiranë nuk shkon

TIRANË– Mëngjesi i sotëm e ka gjetur vendin të përgatitur për të pritur kancelaren gjermane, Angela Merkel. Kjo e fundit zgjodhi Serbinë dhe vendin tonë për të lënë “lamtumirën” ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, pasi do të largohet pas 16 vitesh nga posti i saj si kancelare. Por organizimi nuk ka qenë pa të meta. Fillimisht kur kancelarja Angel Merkel mbërriti në Pallatin e Brigadave dhe u takua me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit i zgjati dorën, ndërsa ajo grushtin, duke shkaktuar edhe disa sekonda “të sikletshme” për të dy, derisa gjetën mënyrën e përshëndetjes.

Një tjetër moment i sikletshëm që shoqëroi vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, ishte dhe ai i truprojës që duhet të hapte derën e makinës, por iu bllokua. Edhe pse truproja tentoi disa herë, dera kishte ngecur dhe u hap vetëm pas disa sekondash.

Mesa duket shoferi brenda kishte harruar që të çaktivizonte sigurinë. Megjithatë nuk ka mbaruar këtu. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama, u “detyruan” që të thyenin protokollin për nderimin e himneve kombëtare të dy vendeve. Mësohet se kancelarja për arsye shëndetësore kishte kërkuar një karrige për të nderuar këtë moment pasi nuk mund të qëndronte gjatë në këmbë.

Ndërkohë që gazetaret e Kosovës e mbyllën me bujë, duke ngritur zërin në fund të konferencës, ndërsa i kërkonin llogari kryeministrit Edi Rama se nuk i kishte lejuar për të marrë fjalën. Deklarata këto që kanë bërë bujë edhe në mediat e Kosovës. Nga ana e tij, Rama u justifikua se “fajin” e kishte axhenda e ngjeshur e Merkelit.

(k.m.f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike angela merkel angela merkel ne shqiperi turi i merkel angela merkel angela merkel ne shqiperi turi i merkel

Sondazh

Poll