Politike

A do merrni rol si ndërmjetëse në rajon? Merkel: Do jap këshilla nëse do pyesin! Përvoja që dikush mund të vendosë veto

14 Shtator 2021, 13:07 Nga DOSJA
A do merrni rol si ndërmjetëse në rajon? Merkel: Do jap

TIRANË– Kancelarja Angela Merkel u pyet se nëse do marrë rol si ndërmjetëse për iteresat e rajonit. Teksa ishte në një konferencë së bashku me kryeministrin Edi Rama, ajo u shpreh se do të japë këshillat sa herë që dikush do i kërkojë. Ndërsa më tej, ajo tha se përvoja e bllokimit të procesit nga dikush, duke vendosur veton, ka ndodhur disa herë.


Pyetja: A mund të përfytyroni të merrni rol si ndërmjetëse e interesave të rajonit?

Merkel: Do jap këshilla nëse do të pyesin. Përvoja që dikush mund të vendosë veton për të bllokuar procesin ka ndodhur disa herë nuk është specialitet. Jemi përpjekur edhe për Presidencën gjermane për të dhënë mbështetjen aktive në këtë drejtim. Maqedonia dhe Shqipëria kanë patur mbështetje për të hapur negociatat. Kam mirëkuptim për shenjat e padurimit.

Rama: Dikur kur vendet e Ballkanit ishin në konflikte të mëdha, thuhej se procesi do të zbuste dhe relativizionte nacionalizimin. Ne sot jemi peng i nacionalizmave në BE. Në Be nuk kemi asnjë qeveri nacionaliste, por në disa vende ndikojnë në vendimmarrjen e disa vende. Deri më sot, kancelaria nuk e ka lidhur procesin me politikën e brendshme, nuk mund të them për vende të tjera. Merkel i shpëtoi nderin Europës, kur pranoi refugjatët nga Siria. Jemi pengje të vetove që lidhen nëpër vende të pasur, por edhe më pak të pasura nga BE.

LAJMI KRYESOR: Merkel vjen në Tiranë! Takime me Ramën dhe liderët e rajonit, kancelarja: BE të mbajë fjalën për integrimin, ‘Procesi i Berlinit’ s’ka të dytë! Rama: Jemi peng i nacionalizmave, Kosova bojkoton me teori konspiracioni “Open Ballkan”

(k.m/a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike angela merkel edi rama angela merkel edi rama

Sondazh

Poll