Politike

E FORTË! Albin Kurti AKUZA Ramës? Kryeministri: Është detyrë e çdo shqiptari që të kërkojë ushtrim presioni ndaj Serbi

14 Shtator 2021, 14:45 Nga DOSJA
E FORTË! Albin Kurti AKUZA Ramës? Kryeministri: Është

TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duket se ka hedhur akuza ndaj homologut të tij shqiptar, Edi Rama lidhur me marrëdhënien e tij me Serbinë. Pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Kurti theksoi se Kosova ishte një shtet i pavarur dhe se të gjithë duhet që të pozicionohen për njohjen e saj, e jo të shprehet kuptim për të kundërtën.

PYETJA: Sulmi i Ramës, keni një koment? Kur qeveria do ta vendosë reciproritetin me Serbinë?

Kurti: Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni flitet. *Gazetari i kthehet: S’ma dha radhën. Procesi i Berlinit është i nevojshëm por edhe i mjaftueshëm. Ballkani është së paku 12 shtete. Perëndimori ka Procesin e Berlinit. Inciativat e mira nuk besojmë që të jenë pa BE brenda. Dallimi mes tyre është që tek e dyta nuk e kemi Bashkimin Europian. Kosova është shtet i pavarur dhe të pozicionohemi për njohjen e saj nga Serbia. Dhe jo të shprehim mirëkuptim për mosnjohje.

Ndërkohë që më pas në fjalën e tij, kreu i qeverisë së Kosovës, Kurti shtoi: Është detyrë e çdo shqiptari se ku duhet të jetë trysnia e ndërkombëtarëve. Mbi Serbinë dhe jo mbi Kosovë.

Sot, kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar vizitën e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë një konferencë për shtyp, Merkel përshëndeti nismën e Open Ballkan, por theksoi se Procesi i Berlinit është i pazëvendësueshëm në rolin e tij. Pas deklaratës së saj, edhe Rama ndryshoi “kah” duke u shprehur se njëra ishte pjellë e tjetrës. Ndërkohë që pas Ramës, Merkel është takuar edhe liderë të tjerë të rajonit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti angela merkel angela merkel ne shqiperi albin kurti angela merkel angela merkel ne shqiperi

Sondazh

Poll