Politike

“Zoti Rama, jemi dhe ne këtu”/ PËRPLASJE në konferencën e Merkelit, gazetarët nga Kosova i “sulen” Ramës: Asnjë

14 Shtator 2021, 13:21 Nga DOSJA
“Zoti Rama, jemi dhe ne këtu”/ PËRPLASJE në

TIRANË– Gazetarët nga Kosova nuk i kanë kursyer ankesat ndaj kryeministrit Edi Rama, gjatë kohës së zhvillimit të konferecës për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Pas disa pyetjeve, moderatorja ndërhyri duke lajmëruar edhe mbylljen e konferencës pa ua dhënë fjalën asnjë herë gazetarëve që kishin ardhur nga Kosova për të marrë pjesë në konferencë. Menjëherë ata kanë reaguar duke iu adresuar kreut të qeverisë për padrejtësi, ndërsa Rama u shfajësua duke përdorur axhendën e ngarkuar të kancelares Merkel. 

MOMENTI I PËRPLASJES:

Moderatorja: Për shkak të axhendës duhet ta mbyllim.

Gazetarët: Mediat e Kosovës…Zoti Rama, jemi dhe ne këtu.

Edi Rama: Me mua po por zonja Merkel nuk iu ka asnjë borxh.

Gazetarët: Mediat e Kosovës…asnjë nga ne se le…në fakt e patën për zonjën Merkel.

LAJMI KRYESOR: Merkel vjen në Tiranë! Takime me Ramën dhe liderët e rajonit, kancelarja: BE të mbajë fjalën për integrimin, ‘Procesi i Berlinit’ s’ka të dytë! Rama: Jemi peng i nacionalizmave, Kosova bojkoton me teori konspiracioni “Open Ballkan”

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike angela merkel angela merkel ne tirane edi rama turi i merkel angela merkel angela merkel ne tirane edi rama turi i merkel

Sondazh

Poll