Bota

“Familjet meritojnë të dinë nëse Biden ka manipuluar inteligjencën”, veterani që humbi të dyja këmbët kërk

14 Shtator 2021, 15:25 Nga DOSJA
“Familjet meritojnë të dinë nëse Biden ka manipuluar

SHBA – Një numër i madh përfaqësuesish republikanë kanë kërkuar që Sekretari i Shtetit Antony Blinken të japë dorëheqjen, duke e kritikuar atë për mënyrën se si administrata Biden trajtoi tërheqjen nga Afganistani.

Në debatet e nxehta gjatë seancës dëgjimore të Komitetit të Punëve të Jashtme të së hënës, republikani Brian Mast nga Florida shfaqi fotografi të 13 trupave amerikanë të vrarë në një sulm vetëvrasës në Kabul, duke lexuar emrat, moshën dhe citimet nga familja e tyre.

 “Ata meritojnë të dinë nëse të gjithë ju keni manipuluar inteligjencën”, tha Kongresmeni teksa akuzoi Blinken se gënjeu për telefonatën e presidentit Joe Biden me ish-presidentin afgan.

“Marinsi Dylan Merola, vetëm 20 vjeç. Familja tha se ai gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij, ishte një personi shumë i sjellshëm. Ata meritojnë të dinë nëse kjo është arsyeja pse gjithçka shkoi kaq keq, sepse ju të gjithë manipuluat inteligjencën“, vazhdoi Mast.

Mast akuzoi Blinken se gënjente kur mohonte se Biden i kishte kërkuar ish-presidentit afgan të nënvlerësonte publikisht përparimet e talibanëve në terren, siç sugjeron një fragment i zbuluar nga biseda.

“Unë nuk dua të dëgjoj më asgjë nga sekretari Blinken. Ai na gënjen kur del para nesh. Ne nuk kemi nevojë të dëgjojmë gënjeshtra”, tha Mast, një veteran i ushtrisë që humbi të dyja këmbët në Afganistan teksa republikanët e tjerë e mbështetën duke kërkuar dorëheqjen e sekretarit Blinken.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota veterani republikan kerkon doreheqjen e blinken veterani republikan kerkon doreheqjen e blinken

Sondazh

Poll