Bota

Përplasje në seancë! Avokati i Veselit e quan të pandershme Prokurorinë Speciale, ndërhyn gjyqtari: Ju lutem, mos u sillni

14 Shtator 2021, 14:59 Nga DOSJA
Përplasje në seancë! Avokati i Veselit e quan të pandershme

HOLANDË– Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson është përplasur sot me prokurorinë e Prokurorisë Speciale në seacnën e mbajtur ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-zyrtarëve të tjerë të UÇK-së. Mësohet se Emmerson e ka konsideruar ta pandershme nxjerrjen e materialeve gjyqësore para datës 27 shtator, që ishte edhe afati i fundit për këtë gjë.

“Nuk e kam shifrën e saktë të dokumenteve por nuk është numër i madh, nuk bëhet fjalë për materiale të mbetura për të ju dhënë një numër të përafërt, sa u përpoqa besoj që bëhet fjalë për deklarata të mëparshme për 15 dëshmitarë dhe këto kanë qenë objekt i masave për ndryshimin e masave dhe presim që t’i dorëzojmë para afatit të paraparë.Nxjerrja e materialeve është bërë në vazhdimësi sikurse u shpjegua në konferencën e fundit, kishte shumë faktorë në kohën e nxjerrjes së atyre materialeve, në bazë të kërkesës për nënkategorizim u desht që disa materiale që u nxorrën të kontrollohen. Për fat të keq nuk mund të jem e saktë sepse nuk kemi marrë materiale për ato që kemi kërkuar por s’e dijmë sasinë e materialeve.Pjesa më e madhe e stafit punojnë nga distanca shkaku i pandemisë dhe s’kanë qasje në databazat e provave”, ka thënë prokurorja e Prokurorisë Speciale.

“Ky është një shembull tjetër se si sillet prokuroria, unë kërkova të më kërkojnë falje për atë se si e kanë përfaqësuar çështjen e tyre por këtë nuk e mora. Të gjithë që na shohin shohin se nuk ka asgjë konstante për punën e prokurorisë, sikur të ishte ashtu do të ishim të gatshëm për gjyq. Kemi materiale që nuk e dijmë sasinë e saktë, dhe ata e dijnë se nuk mund të nxjerrin para afatit të paraparë. Ky material duhet të përkthehet në anglisht sepse prokuroria s’flet shqip, por ky është nivel i joprofesionalizmit për këtë prokurori të pandershme. Kemi të bëjmë me një prokurori që s’ka kredibilitet në aspektin e parashikimeve për fillimin e gjykimit,”- shtoi Emmerson.

Replika e Emmerson hasi në kundërshtimin e gjyqtarit të procedurës paraprake Nicolas Guillou. Ky i fundit tha se gjuha e përdorur nga avokati është jo korrekte.

“Ju lutem mos ju drejtoni ashtu prokurores sepse s’është e rrugës të veproni kështu zoti Emerson. I lus të pranishmit të mos sillen në mënyrë agresive ndaj njëri-tjetrit,”- tha gjyqtari.

LAJMI KRYESOR: Të akuzuar për krime lufte! Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së dalin sot para Gjykatës Speciale, përplasje mes avokatit të Veselit dhe gjyqtarit, Prokuruoria kërkon mbrojtje për dëshmitarët (Nesër nis gjykimi për Mustafën)

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage kosova ne hage

Sondazh

Poll