Politike

Para Kuvendit! Rama mbledh grupin parlamentar në 16:00, POROSIA: Mos u provokoni nga Opozita

13 Shtator 2021, 11:17 Nga DOSJA
Para Kuvendit! Rama mbledh grupin parlamentar në 16:00, POROSIA: Mos u

TIRANË– Një orë para mbledhjes së Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbledhur në seli deputetët për t’i dhënë direktivat e fundit. Mësohet se në orën 16:00, njëjtë me orën e mbledhjen e grupit demokrat, Balla ka takuar socialistët. Fillimisht është kryer procesi i votimit, pas të cilit Taulant Balla është rikonfirmuar në krye të grupit parlamentar, me 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Më pas vetë kryeministrit Edi Rama ka dhënë porositë. 

Mësohet se gjatë mbledhjes së zhvilluar në selinë rozë, Rama u ka dhënë porosi të gjithë deputetëve që të fokusohen në misionin e PS-së dhe jo të replikojnë me Opozitën. Ai ka qenë shumë i prerë kur ka thënë se duhet mbrojtur ligjet që do shqyrtohen në seancat plenare dhe fokusi nuk duhet të jetë tek replikat. 

Ditën e sotme, në orën 17:00, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish për të tretën herë, por me në krye Lindita Nikollën. Në seancën e sotme, kryeministri Edi Rama pritet që t’i prezantojë deputetëve në Kuvend programin qeverisës të Partisë Socialiste si edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Përveç çështjes së qeverisë së re, sot deputetët duhet që të votojnë edhe për përbërjen e 8 komisioneve të përhershme; 5 prej të cilave drejtohen nga maxhoranca dhe 3 nga Partia Demokratike. Po ashtu do të duhet që të ngrihet edhe Byroja e Kuvendit dhe Sekretariatet, të cilat do të drejtojnë Kuvendin e deputetët për 4 vitet e ardhshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mblidhet grupi parlamentar i ps taulant balla mblidhet grupi parlamentar i ps taulant balla

Sondazh

Poll