Politike

Nesër vjen Merkel në Tiranë! Nga takimi “tête-à-tête” me Ramën te konferenca e përbashkët, LËVIZJET e kancelares,

13 Shtator 2021, 09:46 Nga DOSJA
Nesër vjen Merkel në Tiranë! Nga takimi

TIRANË– Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me ceremoninë dhe axhendën e pritjes së kancelares Angela Merkel në Tiranë. Sipas Ambasadës Gjermane, në orën 10:30 pritet të ketë një takim “tête-à-tête” mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Merkel. Më pas, në orën 14.35 pritet që të ketë një konferencë për shtyp mes Ramës dhe Merkel.

Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Angela Merkel pritet të mbërrijë në Tiranë më 14 shtator, ku edhe pritet të takojë edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, në nivel kryeministrash, por as Vuçiç dhe as shefja e kabinetit Ana Brnabiç nuk janë të ftuar. Takimi i fundit i Merkel do të jetë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë që priten edhe konferenca për mediat.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike angela merkel ne tirane edi rama turi i merkel angela merkel ne tirane edi rama turi i merkel

Sondazh

Poll