Politike

1 orë seancë! Ngrihen Komisionet Parlamentare, LSI-ja ‘ndez sherrin’ në Kuvend, PD braktis Kuvendin pa votuar, i ndjek dh

13 Shtator 2021, 06:04 Nga DOSJA
1 orë seancë! Ngrihen Komisionet Parlamentare, LSI-ja ‘ndez

TIRANË– Seanca e sotme në Kuvend ka zgjaur më pak se një orë pasi kryedemokrati Lulzim Basha dhe anëtarët e Partisë Demokratike kanë braktisur sallën. Deputetët u mblodhën sot në orën 17:00, orar që ishte caktuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila mblodhi ligjvënësit për herë të tretë sot. Fillimisht fjalën e mori Nikolla e cila nisi të lexonte emrat për komisionet parlamentare. Pas fjalës së Nikollës, Patrit Vasili, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkoi më shumë kohë, gjë që u bë dhe shkak për sherrin në sallë. 

Kjo gjë u mbështet dhe nga Partia Socialiste. Vetë Taulant Balla kërkoi mirëkuptimin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj dhe tha se LSI-së i duhet më shumë kohë. Dakortësia u gjet dhe nga ana e Partisë Demokratike, por fjalët që shtoi Balla më pas se ’emocionet duhet të lihen jashtë sallës’, sollën një reagim të ashpër nga kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit kërkoi që Balla të pushonte e të mos fliste më, ndërkohë që u përplas edhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Këtë të fundit, Basha e quajti ushtare që merr urdhra nga kryeministri Edi Rama, që sipas tij, duhet të ishte në burg e jo në sallë.

Pas këtyre fjalëve, Basha u ngrit në këmbë dhe braktisi sallën. Pas tij dolën deputetët dh eish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka dorëzuar dhe shkresën duke u vetëdeklaruar si anëtar i grupit parlamentar të PD-së dhe duke mos njohur Bashën. LSI-ja qëndroi.

Jashtë sallës së Kuvendit, Taulant Balla është munduar të sqarojë debatin që pati me kryedemokratin Lulzim Basha në sallën e Kuvendit, pas të cilit kryedemokrati braktisi sallën bashkë me deputetët e tij. Balla e konsideroi një gjuhë të papranueshme atë të përdorur nga Basha dhe shtoi se ai po përpiqej të tregohej i drejtë duke i dhënë dhe LSI-së kohën e nevojshem për komisionet. Gjatë fjalës së tij, Balla u ngatërrua dhe gazetarët që kishte përballë i bëri deputetë, por më pas kërkoi falje.

Nga ana tjetër, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj ka akuzuar PS-në për shkelje të rregullores së Kuvendit ditën e sotme. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Rushaj tha se PS-ja po tenton të zvogëlojë hapësirën e opozitës në Parlament. Teksa është pyetur për vendimin e ish-liderit të PD-së Sali Berisha, i cili u vetëdeklarua anëtar i Grupit Parlamentar të PD-së, Rushaj u shpreh se do të ndjekin çdo rregullore duke shmangur një përgjigje për këtë pyetje.

Drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare vijojnë si më poshtë:

Klotilda Bushka drejtuesja e Komisionit të Ligjeve (PS)

Nasip Naço kreu i Komisionit të Sigurisë (PS)

Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Jashtëm (PS)

Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë (PS)

Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese (PS)

Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Integrimin Europian (PD)

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit për Shëndetësinë (PD)

Agron Gjekmarkaj, kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Median (PD)

Grupet Parlamentare 

1- Grupi i Partisë Socialiste me 74 deputetë, kryetar Taulant Balla.

2- Grupi i Partisë Demokratike me 44 deputetë, kryetar Alfred Rushaj.

3-Grupi Parlamentar i Aleancës për Ndryshim me 7 deputetë, kryetar Fatmir Mediu

4-Grupi Parlamentar i Demokracisë dhe Integrimit me 7 deputetë, kryetare Mesila Doda.

(k.m;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 13 shtator 2021 edi rama seanca plenare 13 shtator 2021

Sondazh

Poll