Politike

Priten arrestime të BUJSHME? Pas takimit me kreun e SPAK, ambasadorja Yuri Kim shkon në zyrat e BKH

13 Shtator 2021, 11:12 Nga DOSJA
Priten arrestime të BUJSHME? Pas takimit me kreun e SPAK, ambasadorja Yuri

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar në zyrat e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Dosja.al mëson se ambasadorja ka zhvilluar një takim me kryetaren e këtij institucioni, Aida Hajnën, por ende nuk dihen detaje të tjera nga takimi mes tyre.

Deri më tani, ambasadorja Kim nuk ka publikuar asnjë detaj nga takimi, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë takoi edhe kreun e SPAK, Arben Krajën. Pas takimit me të, Kim shkruante se SPAK do të hetojë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar pavarësisht sa i pasur, i fuqishëm apo cilës parti mund t’i përkasë, secili individ. 

Së fundmi, SPAK ka zhvilluar disa operacione që kanë goditur edhe zyrtarë të vendit, mos vallë më këtë deklaratë Yuri Kim ka paralajmëruar arrestime të tjera? Mos vallë edhe ky takim me Hajnën ka qenë në të njëjtën “linjë”?

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim ne bkh yuri kim yuri kim ne bkh

Sondazh

Poll