Politike

‘Ku ta dija unë i gjori që…’/ Flamur Noka nuk i ndal sulmet ndaj Bashës, nuk i ndahet në asnjë moment Berishës: Trad

13 Shtator 2021, 08:36 Nga DOSJA
‘Ku ta dija unë i gjori që…’/ Flamur Noka nuk i

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Ndoka ka dalë publikisht në krah të liderit historik Sali Berisha, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar. Duke sjellë në vëmendje disa vargje të njohura të Kiço Spirit, Noka ka lëshuar një mesazh për kryedemokratin Lulzim Basha. Këtë të fundit, demokrati e cilëson si “armikun” mes tyre.

“Mora pushken dola n’mal, Te luftoja per atdhe.., Ku ta dija une i gjori.., Se armiku ishim …Ne……,“-shkruan Noka.

POSTIMI I PLOTË:

Të enjten, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

(k.m/dosjas.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike flamur noka sali berisha sali berisha jashte grupit te pd flamur noka sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll