Politike

Braçe poston fjalët e Bashës për ‘vrasjen e babait’ dhe irritohet për çmimin e bukës: Media merret me dy kufo

13 Shtator 2021, 08:39 Nga DOSJA
Braçe poston fjalët e Bashës për ‘vrasjen e

TIRANË– Pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, situata e tensionuar mes tij dhe Lulzim Bashës ka qenë në vëmendjen e medias dhe opinionit publik. Kjo gjë duket se ka irrituar së tepërmi ish-kryeministrin Erion Braçe, i cili ka reaguar në profilin e tij në Facebook. Braçe shkruan se “dy kufoma që luajnë luftash” po mbajnë peng opinionin publik dhe median, ndërkohë që çmimi i grurit është rritur me 30% dhe askush nuk po i kushton vëmendje këtij problemi. Këtë postim e ka shoqëruar me videon ku Basha, gjatë një interviste me Arian Ccanin ka premtuar se nuk do ta “vrasë” kurrë babanë e tij politik.

POSTIMI I PLOTË I ERION BRACCES:

“E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, eshte nul, nuk eshte nul, e hoqi, nuk e hoqi, tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj! Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend!
Nderkohe iku, u harrua KARTELI I IMPORTUESVE TE GRURIT, PRODHIMIT TE MIELLIT, SHITJES, PRODHUESVE TE BUKES;
Sot KARTELI ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%!” ka shkruar Braçe.

Prej 2 javësh të gjitha furrat në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 90 lekë, me një shtrenjtim rreth 14%. Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun, për shkak të rritjes së çmimit të mielllit në tregun vendas me 5 lekë/kg që në fillim të muajit gusht.

(i.d;f.g/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace sali berisha jashte grupit te pd erion brace sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll