Politike

3 GRUPE parlamentare! Basha mbledh Kryesinë e PD-së një orë para se të shkojë në Kuvend, kërkon në seli dhe deputetët,

13 Shtator 2021, 10:24 Nga DOSJA
3 GRUPE parlamentare! Basha mbledh Kryesinë e PD-së një orë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike gjatë paradites së sotme, ndërkohë që më pas do të ketë një tjetër takim me deputetët. Mësohet se mbledhja ka nisur në orën 16:00. Brenda selisë së Partisë Demokratike është futur vetë Basha fillimisht i ndjekur dhe nga deputetët. I pranishëm mësohet se është edhe Tritan Shehu, i cili është pozicionuar hapur krah ish-kryeministrit Sali Berisha pas përjashtimit të këtij të fundit nga grupi parlamentar i PD-së.

Parapakisht është mësuar se kryedemokrati Basha u ka dhënë porosi deputetëve që të mos u shmangen mediave lidhur me çështjen e përjashtimit të Berishës. Një tjetër vendim mjaft i rëndësishëm që është marrë gjatë mbledhjes është se Opozita do të shkojë në Kuvend me tre grupe parlamentare.

Konkretisht do të jetë:

1.Grupi Parlamentar i PD-së

2.Grupi Parlamentar Aleanca per Ndryshim 

Kryetar: Fatmir Mediu (Kreu i PR-së)

Nënkryetar: Agron Duka (Kreu i PAA-së)

Zëdhënëse: Merita Bakiu

Sekretare: Elda Hoti

Anëtrë: Vangjel Dule, Emilja Koliqi dhe Dashamir Shehi

3.Grupi per Demokraci dhe Integrim anëtarët janë:

Kryetare: Mesila Doda

Nënkryetar: Ilda Dhori

Zëdhënëse: Andia Ulliri

Sekretar: Nusret Avdulla

Anëtarë: Shpetim Idrizi; Selaudin Jakupllari dhe Kasem Mahmutaj

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ketë grup parlamentar në Kuvend. 

Ditën e sotme, në orën 17:00, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish për të tretën herë, por me në krye Lindita Nikollën. Në seancën e sotme, kryeministri Edi Rama pritet që t’i prezantojë deputetëve në Kuvend programin qeverisës të Partisë Socialiste si edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Përveç çështjes së qeverisë së re, sot deputetët duhet që të votojnë edhe për përbërjen e 8 komisioneve të përhershme; 5 prej të cilave drejtohen nga maxhoranca dhe 3 nga Partia Demokratike. Po ashtu do të duhet që të ngrihet edhe Byroja e Kuvendit dhe Sekretariatet, të cilat do të drejtojnë Kuvendin e deputetët për 4 vitet e ardhshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike basha mbledh kryesine e pd lulzim basha basha mbledh kryesine e pd lulzim basha

Sondazh

Poll