Politike

Rama takon rektorët e Universiteteve: Gati të hedhim hapin e madh në funksion të rritjes së cilësisë së Arsimit të Lart

12 Shtator 2021, 20:58 Nga DOSJA
Rama takon rektorët e Universiteteve: Gati të hedhim hapin e madh

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Universiteteve në vend. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë me publlikun një foto nga takimi, pjesë e të cilit ka qenë edhe ministrja e arsimit, Evis Kushi.

Kreu i qeverisë nuk ka preferuar të japë shumë detaje rreth takimit, por ka shtuar se po bëhen gati për të hedhur hapin e madh në funksion të rritjes së cilësisë së Arsimit të Lartë.

“Një start premtues i bashkëveprimit mes Bordit të Ri të Akreditimit të Universiteteve, Rektorëve të Shqipërisë dhe Qeverisë Shqiptare, për të garantuar hapin e madh përpara që duhet të hedhim të gjithë së bashku, në funksion të rritjes së cilësisë së Arsimit të Lartë,”- shkruan Rama.

Vetëm pak ditë më parë, Rama prezantoi sot Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Rama shtoi nga mbledhja me Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, se situata nuk është aspak e kënaqshme dhe se problematikat janë serioze në universitetet shqiptare. Ai shtoi se koha kur studentët që nuk hynin dot në universitete publike, që vinin nga familje relativisht të varfra e që nuk kishim mundësi të paguanin tarifat e ofronin për pronarët çfarë të kishin mundësi si lëndë të pare, qoftë dele apo lope, kanë mbaruar.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama takon rektoret edi rama rama takon rektoret

Sondazh

Poll