Sport

Komuniteti i futbollit në zi, Duka: Ylli Mihali, një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite Kombëtares kuqezi

13 Shtator 2021, 09:50 Nga DOSJA

TIRANE – Një lajm i kobshëm ka qarkulluar në mjediset e futbollit mëngjesin e kësaj të hëne. Fizioterapisti Ylli Mihali, miku i të gjithë futbollistëve, pjesë e stafit të Kombëtares kuqezi, nuk ka arritur të fitojë betejën e ashpër me Covid-19 dhe është ndarë nga jeta, duke krijuar boshllëk edhe pikëlluar familjen.

“Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.

Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë.

Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.

Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!”, – ka shkruar presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në faqen e tij në “Facebook”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport armand duka covid-19 ylli mihali armand duka covid-19 ylli mihali

Sondazh

Poll