Sport

VIDEO/ Roma e tij fitoi në frymën e fundit, Mourinho vrap të “çmendur” për t’u përqafuar me lojtarët

12 Shtator 2021, 21:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Roma e tij fitoi në frymën e fundit, Mourinho vrap të

ITALI-Roma vazhdon rrugën drejt kreut e pashqetësuar. Në javën e tretë të Serie A, skuadra verdhekuqe mposhti Sassuolon me shifrat 2-1 dhe mbetet me pikë të plota në krye të renditjes së bashku me Napolin dhe Milanin. Skuadra e Mourinho reagoi shënoi në minutën e 37-të, me Cristante që nuk gaboi pas një pasimi të Pellegrinit.

Në pjesën e dytë Sassuolo arriti të baraspeshonte rezultatin. Djuricic realizoi një gol të bukur, por verdhekuqtë nuk u dorëzuan.Shpëtimtari i Romës ishte Stephan El Shaaraëy, i cili në tentativën e tij të dytë gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 91-të, duke i dhënë tre pikët skuadrës së Romës, por entuziasmi më i madh ishte kur Scamacca për Sassuolon barazoi takimin, por sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mourinho roma sassuolo mourinho roma sassuolo

Sondazh

Poll