Sport

Goma e Verstappen në kokën e Hamilton, ja si sistemi HALO shpëtoi jetën e pilotit: Ndjej dhimbje në qafën time

12 Shtator 2021, 20:52 Nga DOSJA
Goma e Verstappen në kokën e Hamilton, ja si sistemi HALO shpëtoi

ITALI-Dueli në Monza mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Pak më shumë se në gjysmën e garës, të dy u gjendën krah për krah në hyrje të variantit të parë. Askush nuk donte të hiqte këmbën nga gazi dhe në dalje të kthesës, Red Bull përfundoi mbi Mercedesin e Hamilton.

Një aksident i keq mbi të gjitha sepse rrota e djathtë e pasme e makinës së hollandezit përfundoi në kokën e anglezit, me goditjen që u evitua vetëm falë ndërhyrjes së aureolës (halo).Lewis Hamilton është shfaqur i qetë në komentimin e incidentit me Verstappen, por akuzon hapur kundërshtarin e tij në garën për titullin e F1. “Ishte një gjest oportunist, ai e dinte në atë moment se do të përplaseshim. Ai vazhdoi të shtynte, më hipi në kokë. Ndjej dhimbje në qafën time. Shumë keq sepse po bëja një garë të mirë, po luftoja për fitoren “, tha anglezi.

SI PUNON HALO

Halo shmang pasojat e tmerrshme të shoferëve si në rastin e Romain Grosjean në përplasjen dramatike ku makina e tij shpërtheu në pistën e Bahreinit. Halo përbëhet nga një shirit i lakuar i vendosur për të mbrojtur kokën e shoferit. Materiali i përdorur është titan dhe modeli aktual peshon rreth 9 kg.
Sot Halo nuk përdoret vetëm në Formula 1, por edhe në kategoritë më të ulëta dhe gjithashtu në Formula E.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport formula 1 hamilton red bull verstapen formula 1 hamilton red bull verstapen

Sondazh

Poll