Sport

VIDEO/ Real Madrid me “5 yje” ndaj Celta Vigos në Bernabeun e ri, debuton me gol Camavinga

12 Shtator 2021, 21:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Real Madrid me “5 yje” ndaj Celta Vigos në Bernabeun e

SPANJË-Real Madrid ka triumfuar me shifrat 5-2 ndaj Celta Vigo-s në stadiumin e rikonstruktuar të “Santiago Bernabeut”. Miqtë nuk është se ua bënë të lehtë takimin, pasi do të ishte Mina që do të shënonte në minutën e 4′, ndërsa Benzema do të barazonte shifrat në minutën e 24′, por golat nuk do të përfundonin në këtë pjesë të parë, pas Cervi kaloi edhe një herë në epërsi skuadrën e Celta Vigos.

Në pjesën e dytë Benzema shënoi përsëri, ndërsa vendasit e panë veten në avantazh për të parën herë në minutën e 54-t, kur e dërgoi topin në rrjetë braziliani Vinicius Junior.Real Madrid u çlirua dhe më pas shënoi sërish, këtë herë me debutuesin në LaLiga, mesfushorin Camavinga.

Deri në fund kishte kohë edhe për një tjetër gol, sërish me Benzema që nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë.Real Madrid shkon me këtë fitore në kuotën e 10 pikëve, po aq sa Atletico Madrid dhe Valenca që fituan sot.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport celta vigo real madrid celta vigo real madrid

Sondazh

Poll