Sport

Mourinho pas fitores ndaj Sassuolo: “Kam gënjyer, unë gjithmonë do ta mbaj mend ndeshjen e 1000-të. Vrapova si fëmijë”

13 Shtator 2021, 05:45 Nga DOSJA
Mourinho pas fitores ndaj Sassuolo: “Kam gënjyer, unë

ITALI – “Special One”, duke folur me mikrofonat e DAZN, pas bilbilit të fundit të trefishtë, nuk e fshehu kënaqësinë e tij për fitoren e arritur ndaj Sassuolos, në një ndeshje, e cila ishte e veçantë dhe simbolike për trajnerin portugez të verdhekuqve të Romës.

“Unë kam qenë një gënjeshtar gjatë javës. U thashë të gjithëve se kjo nuk ishte një ndeshje e veçantë dhe gjithashtu u përpoqa të bindja edhe veten. Në realitet, kjo ishte një lojë e veçantë dhe unë do të kujtoj deri në ditën e fundit të jetës sime, se kjo ishte gara me numrin 1000. Isha i tmerruar të lidhja një kujtim me një humbje dhe kjo ishte arsyeja pse gënjeva.

Ishte një sfidë që mund të kishte përfunduar edhe 7-7. Edhe ata mund të kishin fituar, por 2-1 fituam ne. Vrapimi im në golin e El Shaarawy, ishte gara e një fëmije që ëndërron të bëjë një karrierë. I kërkova falje Dionisit, nëse do të kishin fituar, askush nuk mund të kishte thënë asgjë”.

Eshtë hera e parë që Jose Mourinho ka arritur të fitojë pesë ndeshjet e para zyrtare të sezonit. “Nuk e di. Nuk i ndjek numrat, më thanë disa ndeshje më pare, se isha afër numrit 1000. Jam i kënaqur me tre pikët dhe mentalitetin që treguam.

Nuk mund ta harroj Dionisin, është një trajner i mirë që ka një ekip shumë të mirë. Mentaliteti është po ai i De Zerbi, por ai po punon mirë. Sassuolo është një ekip shumë i mirë dhe për këtë arsye, tre pikët tona janë të rëndësishme. Dikush ka vendosur, që unë nuk duhet të kisha një kujtim negative nga kjo ndeshje”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dionisi el shaarawy josë mourinho sassuolo sassuolos special one trajneri portugez dionisi el shaarawy josë mourinho sassuolo sassuolos special one trajneri portugez

Sondazh

Poll