Sport

Thirrjet raciste kundër Bakayoko: Milani gati një ankesë drejt FIGC…

13 Shtator 2021, 05:21 Nga DOSJA

ITALI – Ka ndodhur një episod i pakëndshëm gjatë Milan-Lazio, i cili demonstron se tema e racizmit nuk del kurrë nga moda në stadiumet italiane. “Viktima” e radhës ishte Tiémoué Bakayoko, mesfushori kuqezi, i cili u bashkua skuadrps gjatë pjesës së dytë.

Në kohën e hyrjes së tij në fushë, pati thirrje diskriminuese, që filluan nga sektori i rezervuar për tifozët e Lazios dhe përfunduan vetëm kur ai u ul në stol në minutën e 74-t për t’i lënë vendin mesfushorit Bennacer.

Drejtuesit e Milanit duket nuk do ta lenë ngjarjen të kalojë në heshtje. Siç komunikohet në kanalet sociale kuqezi po përgatitet ankesa që sot të mbërrijë në zyrat e FIGC-së. Nuk është hera e parë që thirrjet diskriminuese i janë kushtuar Bakayoko nga mbështetësit e Lazios.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport drejtuesit e milanit mesfushori kuqezi milan lazio tiemoué bakayoko drejtuesit e milanit mesfushori kuqezi milan lazio tiemoué bakayoko

Sondazh

Poll