Sport

Ndërhyrja horror sfumon fitoren 3-0 të Liverpoolit, 18-vjeçari Harvey Elliott pëson një dëmtim të tmerrshëm të kaviljes

13 Shtator 2021, 05:00 Nga DOSJA

ANGLI – Dëmtimi i mesfushorit të Liverpoolit, Harvey Elliott, që pësoi një zhvendosje të tmerrshme të kyçit të këmbës, la në hije fitoren 3-0 të skuadrës së tij ndaj Leeds, të dielën në mbrëmje.

Elliott u dëmtuar pas një ndërhyrjeje të ashpër nga mbrojtësi holandez i Leeds, Pascal Struijk, të cilit iu dha me të drejtë kartoni i kuq nga gjyqtari Craig Pawson, në minutën e 60-të të takimit të luajtur në stadiumin “Elland Road”.

Liverpool tani ka konfirmuar se mesfushori Harvey Elliott është larguar nga spitali i Përgjithshëm i Leeds, ku mori një ndihmë mjekësore të specializuar dhe është kthyer në shtëpi.

Një deklaratë e plotë e klubit lexon: “Liverpool Football Club mund të konfirmojë që Harvey Elliott është larguar nga spitali, pasi pësoi një dëmtim të rëndë të kyçit të këmbës në ndeshjen kundër Leeds United të dielën.

Elliott do të kërkohet që t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim dhe klubi do të ofrojë një azhurnim të mëtejshëm mbi prognozën e tij në kohën e duhur.

Harvey, familja e tij dhe Liverpool FC do të donin të falënderonin mjekët dhe të gjithë stafin në Infermierinë e Përgjithshme të Leeds për kujdesin dhe trajtimin e dhënë.”

Shoku i skuadrës së Elliott, Mohamed Salah shkoi për ta ngushëlluar mesfushorin e ri, por iu desh të mbulonte sytë kur pa pa kyçin e këmbës së shokut të tij. Trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp ishte dukshëm emocional dhe i trishtuar nga aksidenti.

“Sky Sports” nuk i përsëriti pamjet e ndërhyrjes që shkaktoi dëmtimin, ndërsa Elliott u dërgua në spital, pasi u trajtua për disa minuta dhe lojtarët e të dy skuadrave prisnin me ankth në fushë.

Holandezi Struijk, lojtari i Leeds që kreu ndërhyrjen, nga ana e tij dukej gjithashtu i shqetësuar dhe i kërkonte falje Elliottit. Tifozët e të dy klubeve duartrokitën kur mesfushori u largua me barelë nga stadiumi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gjyqtari craig pawson harvey elliott mbrojtësi holandez i leeds mesfushorit të liverpoolit pascal struijk stadiumin “elland road” gjyqtari craig pawson harvey elliott mbrojtësi holandez i leeds mesfushorit të liverpoolit pascal struijk stadiumin “elland road”

Sondazh

Poll