Sport

“Problemi nuk është renditja, por performanca”, Del Piero “ngel në klasë” Juventusin: Ja pse Ronaldo

13 Shtator 2021, 09:23 Nga DOSJA
“Problemi nuk është renditja, por performanca”, Del Piero

ITALI-Fillimi i kampionatit në Serie A për Juventusin nuk mund të ishte më keq. Një pikë nga nëntë të mundshme, me pesë gola të pësuar dhe tre të shënuar.Një situatë e bërë edhe më dramatike nga lamtumira e Cristiano Ronaldos në ditët e fundit të merkatos së verës.

Pakënaqësia e portugezit u materializua me rikthimin te Manchester United, ku gjeti qysh në debutim buzëqeshjen e humbur në Torino.Sidoqoftë, në një intervistë për La Gazzeta Dello Sport, ish-kapiteni i bardhezinjtëve, Del Piero ka folur për gjendjen e skuadrës.

“Puna e lojtarëve më me përvojë dhe gjithashtu e Allegrit do të jetë e rëndësishme për vazhdimësinë. Tetë pikë pas tre javëve nuk mund të jenë të frikshme. Problemi nuk është renditja, por performanca e ekipit dhe kush ka më shumë udhëheqje dhe guxim duhet të dalë para këtyre situatave.”

Largimi i Cristiano Ronaldos dhe koha e tij te Juventus

Ronaldo është një kampion dhe duhej marrë. Problemi, përkundrazi, ishte mungesa e rritjes së ekipit rreth superyllit. Ne shpesh e kemi gjykuar performancën e Cristianos pothuajse të palidhur me atë të Juventusit. Kjo është simptomatikë e diçkaje që nuk funksionoi. Rezultatet në arenën europiane nuk kanë qenë të pritshmet, por nëse mendojmë se City ende nuk ka fituar një Ligë të Kampionëve, e kuptojmë sesi investimet nuk janë gjithmonë sinonime të fitoreve”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport del piero juventus ronaldo del piero juventus ronaldo

Sondazh

Poll