Politike

“Akullorja shkriu më duket, a ta hap Rama telefonin?” Përgjigjet Vangjush Dako

6 Qershor 2019, 19:48 Nga DOSJA
“Akullorja shkriu më duket, a ta hap Rama telefonin?”

TIRANË– Kryebashkiaku Vangjush dako është shprehur se askush nuk ja ka mbyllur telefonin.

I ftuar në emisionin “Opinion”, në lidhje me përgjimet e publikuara nga Bild, Dako është pyetur nëse kryeministri Edi Rama ja hap më telefonin.

Fevziu: Akullorja shkriu më duket, a ta hap më Rama telefonin

Dako: Pse, çfarë ka ndryshuar?

Dako shton se të gjitha këto janë diversione, pasi telefonin s’ja ka mbyllur njeri.

Diversionet e zotit Berisha nuk kanë të sosur. Askush nuk ma ka mbyllur, telefoni im gjithmonë ka qenë i hapur. Askush nuk është shqetësuar nga këto përgjime…,”- tha Dako.

Kryebashkiaku Dako është i ftuar në emision pas përgjimeve të publikuara nga media gjermane Bild.

Një ditë më parë prestigjiozia gjermane “Bild ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 339/1 edi raam përgjimet e bild rama dhe dako vangjush dako dosja 339/1 edi raam përgjimet e bild rama dhe dako vangjush dako

Sondazh

Poll