Politike

“Nuk është zëri i Astrit Avdylit”, Dako përmbys përgjimet e Bild: Ka gabuar Prokuroria (VD)

6 Qershor 2019, 19:28 Nga DOSJA
“Nuk është zëri i Astrit Avdylit”, Dako përmbys

TIRANË– Kryebashkiaku Vangjush Dako ka mohuar të ketë folur me Astrit Avdylin.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Dako është shprehur se zëri në përgjime nuk është i Avdylit.

Pjesë nga biseda

Unë po të them që personi që flet me mua në telefon nuk është Astrit Avbdyli,”- tha Dako.

“A është zëri yt aty,”– e pyet Fevziu.

Dako: Po është

Fevziu: Po tjetri kush është?

Dako: Nuk ta them se kush është por Avdyli nuk është

Fevziu: Po si nuk është Avdyli, prokuroria por përgjonte telefonin e Astrit Avdylit, nuk pot ë përgjonte ty. Si ka mundësi që unk është Astriti. Çfarë po më thuan tani?

Dako: Unë kaq po them, s’është Astriti sepse nuk është as zëri i ngjashëm.

Fevziu: Po si?

Dako: ka gabuar prokuroria, çfarë të them unë…

Kryebashkiaku Dako është ftuar në emisionin “Opinion” pas përgjimeve të publikuara nga media gjermane Bild.

Një ditë më parë prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit avdyli dosja 339/1 përgjimet e bild vangjush dako astrit avdyli dosja 339/1 përgjimet e bild vangjush dako

Sondazh

Poll