Politike

“Na del zoti Vangjeli e qirje Nardi”, Rama nuk kursen batutat nga Belshi për opozitën

6 Qershor 2019, 18:24 Nga DOSJA
“Na del zoti Vangjeli e qirje Nardi”, Rama nuk kursen batutat nga

Pas Cërrikut Rama ishte ndaloi në Belsh, ku prezantoi Arif Tafanin, si kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie për herë të dytë. 

Ai u shpreh i vendosur se zgjedhjet nuk do të shtyhen, ndërsa nuk kurseu batutat me kryetarin e PBDNJ-së Vangjel Dule dhe atij të PDK-së Nard Ndoka. 

“Bëni durim, i duruari i fituari, thotë populli, ashtu sikundër thotë një fjalë tjetër populli: “Mos urre kundërshtarin tënd, sepse humb logjikën. Ata i ka marrë përpara urrejtja, kanë humbur logjikën. Ata thonë shty zgjedhjet. Zgjedhjet nuk i përcaktojmë ne, zgjedhjet nuk janë e drejta jonë, janë e drejta e njerëzve për të gjykuar ne dhe janë detyra jonë për të dalë përpara njerëzve. E dyta, nëse ta zëmë, do të të shtyheshin zgjedhjet, çfarë do të mendonit ju? Ju do të mendoit se kjo është një zgjidhje që e kanë në dorë këta, dhe ne qenkemi mbi lifjin dhe kushtetutën, por mbi të gjitha imagjino se çdo të ndodhte nesër. Sepse kjo do të vazhdonte. Dhe në fund fare, kur t’i mendon se kanë mbaruar të gjithë, del z.Vnagjeli me qirje Nardin dhe thonë, ‘duam edhe ne t’i shtymë, se kemi edhe ne probleme’. Ku jemi këtu, si u shtyka kjo? Zgjedhjet nuk shtyhen, do të mbahen më 30 qershor, dhe të jeni të sigurt se pas 30 qeshorit gjërat nuk do të jenë njësoj si më parë, as për ne e as për ata, e mbi të gjitha për Shqipërinë, sepse do të vendoset një herë e mirë vija e kuqe: Ku mbarojnë lojërat e politikanëve e ku fillon Kushtetuta, ligji, rregulli njëlloj për të gjithë”, – tha Rama.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama batuta me nard ndokën dhe vangjel dulen rama në belsh edi rama rama batuta me nard ndokën dhe vangjel dulen rama në belsh

Sondazh

Poll