Politike

“M’u bëre si Astrit Avdyli, vetë flet vetë përgjigjesh”, Vangjush Dako përplaset me Fevziun (VD)

6 Qershor 2019, 19:18 Nga DOSJA
“M’u bëre si Astrit Avdyli, vetë flet vetë

TIRANË– Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është përplasur mbrëmjen e sotme me gazetarin Blendi Fevziu.

I ftuar në emisionin “Opinion” teksa Fevziu po i shpjegonte çështjen e përgjimeve, Dako e ndërpreu.

A do përgjigje ti apo më je bërë si Astrit Avdyli. Se edhe ai vetë flet vetë përgjigjet,”- tha kryebashkiaku.

Jo po shiko…,”– tha Fevziu.

Ore më je bërë si Astrit Avdyli pot ë them…do përgjigje ti apo jo? Se edhe Avdyli vetë flet vetë përgjigjet…”- tha sërish Dako.

Kryebashkiaku Dako është ftuar në emisionin “Opinion” pas përgjimeve të publikuara nga media gjermane Bild. Një ditë më parë prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit avdyli blendi fevziu dosja 339/1 përgjimet e bild vangjush dako astrit avdyli blendi fevziu dosja 339/1 përgjimet e bild vangjush dako

Sondazh

Poll