Politike

Bomba e përgjimeve të “Bild”, reagon Rama: I kam neveri, dosja u mbajt në sirtar për shantazh politik

6 Qershor 2019, 19:15 Nga DOSJA
Bomba e përgjimeve të “Bild”, reagon Rama: I kam neveri,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story” ka komentuar për herë të parë përgjimet e publikuara nga Bild. 

Fillimisht Rama e quajti të gabuar urdhërin e Prokrurorisë për të ndaluar mediat që të publikojnë lajme që kanë lidhur me proceset hetimore. 

Ndërsa lidhur me përgjimet, Rama tha se i kishte neveri pasi ato mund të përdoreshin dhe të nxirreshin lehtësisht nga konteksti. 

“Besoj se kjo dosje është mbajtur në sirtar për shantazh politik. Nuk është rastësi që të shikosh sesi një material i tillë nuk është përdorur për të vepruar apo thelluar dhe kapur në flagrancë. Por është përdorur për t’u mbajtur dhe për t’u nxjerrë nëpërmjet politikës,“-u shpreh Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Urdhër absurd i Prokruroisë për të ndaluar mediat që të publikojnë. Di të them që është i gabuar. Sepse mediat për atë punë janë. Ëikileaks tronditi gjithë botën. Mediat janë lajmsi që nuk kanë asnjë faj. Sa i përket çështjes them që ka disa aspejkt. Them që kam neveri nga përgjimet. Janë shumë të rrezikshme se nxirren nga konteksti. Jemi në kushtet që Dako nuk është më kandidat por një njeri i lirë. Përgjimet nuk janë prova por indicje nga të cilat duhen hetuar. Ka një shëmti, më vjen për të vjellë kur dëgjon biseda të caktuara. Por e rendësishme sa këto janë muhabete të materializuara. Ky oproces zanafillën e ka nga policia e shtetit, e ka referuar në prokurori dhe ka filluar historia. Po duhet thënë që gjithë këta janë pas hekurave të burgut. Besoj se kjo dosje është mbajtur në sirtar për shantazh politik. Nuk është rastësi që të shikosh sesi një material i tillë nuk është përdorur për të vepruar apo thelluar dhe kapur në flagrancë. Por është përdorur për t’u mbajtur dhe për t’u nxjerrë nëpërmjet politikës. Pastaj kjo shkon edhe më tutje, këto copa materiali publikon në gazeta me tirazh shumë të madh. Për dy gjëra: për ta futur në kornizën e një zbulimi gjerman dhe nga ana tjetër kjo ekspozohet në momentin kur presim dritën jeshile për negociatat. Ky është një ushqim që helmon.

Ditën e djeshme prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike durres edi rama përgjimet e bild vangjush dako durres edi rama përgjimet e bild vangjush dako

Sondazh

Poll