Politike

Përgjimet e “Birn”, Rama “shet” Dakon: Tani është i lirë, le të përgjigjet

6 Qershor 2019, 19:46 Nga DOSJA
Përgjimet e “Birn”, Rama “shet” Dakon: Tani

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është pyetur nga Sokol Balla nëse Vangjush Dako ishte hequr nga rikandidimi në Bashkinë e Durrësit për shkak të përgjimeve.

Rama tha se Dako kishte kërkuar vetë që të mos rikandidohej dhe se tani ishte njeri i lirë për t’u hetuar.

“Dako nuk është kandidat dhe as i Shijakut. Unë e kam thënë edhe më parë kjo ka qenë vendimmarje e dakordësuar me vetë Vangjushin që i erdhi shpirti në majë të hundës nga ky sulm politik. S’kam ndërmend të bëhem shenjestra e gjithë dynjasë” – më tha. Dako është një njeri i lirë dhe duhet të përgjigjet për të vërtetën. Përgjimet nuk janë prova por indicje për të arritur te e vërteta,”-tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story” foli lidhur me përgjimet e publikuara nga media gjermane. Ai tha se kishte neveri nga përgjimet. Gjithashtu Rama nguli këmbë se zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin më 30 qershor.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama vangjush dako zgjedhjet lokale 2019 edi rama vangjush dako zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll