Politike

‘Je kryeministër në hall!’ Rama i kthehet pedagogut: Më marrsh të keqen, unë nuk mbaj përgjegjësi për plehrat

6 Qershor 2019, 19:33 Nga DOSJA
‘Je kryeministër në hall!’ Rama i kthehet pedagogut:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një debat me pedagogun e njohur Agron Gjekmarkaj lidhur me përgjimet e publikuara nga Bild.

Rama tha se nuk mbante përgjegjësi për personat që përmendnin emrin e tij në telefonata.

Biseda në studio: 

Agron Gjekmarkaj: E kuptoj që je kryeministër në hall.

Edi Rama: Mua më marsh të keqen se nuk jam në hall. Në hall je ti se je shërbetor i një revolucioni të destinuar të dështojë. Duhet t’ju vijë turp se merreni me fjalët e disa personave që janë në burg. Fol pa prekur personin që ke përballë.

Agron Gjekmarkaj: Ata vëzhgojnë ku udhëtoni ju.

Edi Rama: Se sa plehra i thonë njëri-tjetrit se njohin kryeministrit unë nuk mbaj përgjegjësi. Unë mbaj përgjegjësi për çfarë them unë.

Agron Gjekmarkaj: Ti ndjehesh ngushtë.

Edi Rama: Po pse më thua ashtu, të them unë ti se je i  kuq nga fytyra

Agron Gjekmarkaj: Jam i kuq se kam alergji.

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story” foli lidhur me përgjimet e publikuara nga media gjermane. Ai tha se kishte neveri nga përgjimet. Gjithashtu Rama nguli këmbë se zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin më 30 qershor.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj edi rama agron gjekmarkaj edi rama

Sondazh

Poll