Aktualitet

Ashensori ra dhe plagosi dy gra, prangoset tekniku në Astir, procedohet dhe administratori i firmës mirëmbajtëse

12 Shtator 2021, 16:24 Nga DOSJA
Ashensori ra dhe plagosi dy gra, prangoset tekniku në Astir, procedohet dhe

TIRANË– Një 34-vjeçar, i identifikuar si Dritan Shabani, banues në Tiranë dhe teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve “Fratari”, ku ndodhi aksidenti i rëndë gjatë natës, është vënë në pranga. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, mësohet se është proceduar penalisht edhe vëllai i tij, Dëfrim Shabani, 37 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës ku ishte i punësuar tekniku.

34-vjeçari akuzohet se gjatë natës së kaluar, pavarësisht se ka qenë në krye të detyrës, nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjëndje të lirë së bashku me qytetarët që ndodheshin brenda tij.

Njoftimi i policisë Tiranë: Vihet në pranga tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”, në Astir. Proçedohet penalisht dhe administratori i firmës së mirëmbajtjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit D. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë mesnatës, dyshohet se duke qënë i punësuar si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve “Fratari”, në Astir, nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjëndje të lirë sëbashku me disa shtetas që ndodheshin në të.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 27 vjeçe, e cila ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Po në vijim të veprimeve është proceduar në gjëndje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” vëllai i tij shtetasi D. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës ku ishte i punësuar vëllai i tij shtetasi D. Sh si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshem.

Ngjarja u regjistrua pas mesnatës së kaluar. Ashensori ra në gjendje të lirë dhe për pasojë u plagosën dy gra, njëra prej tyre shtatzënë. Kjo e fundit ndodhet ende në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rrezohet ashensori ne astir rrezohet ashensori ne astir

Sondazh

Poll