Aktualitet

I shpallur në kërkim për ndërtim pa leje, arrestohet biznesmeni 49-vjeçar, zaptoi zonën e mbrojtur në Sarandë, i gjendet

12 Shtator 2021, 16:02 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim për ndërtim pa leje, arrestohet

SARANDË– Aleksandër Rica, biznesmen, i shpallur në kërkim është vënë në pranga pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm. Sipas policisë, Rica dyshohet se ka kontraktuar 4 punëtorët e arrestuar me herët për të kryer punime në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.

Rica dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente edhe 2 objekte të tjera, në të njëjtën zonë të Sarandës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Aleksandër Ricës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor, Aleksandër Rica, 49 vjeç, banues në Sarandë.  Ky shtetas dyshohet se ka kontraktuar 4 puntorë (të vënë në pranga nga Policia më herët), për ndërtimin e një objekti (vilë), po ashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente dhe 2 objekte të tjera, të ndërtuara po në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.  Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Aleksandër Rica, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak”

Shenasi Ahmetaj, 47 vjeç, banues në Sarandë, Flamur Baraj, 46 vjeç, banues në Mallakstër, Elton Pashka, 37 vjeç, banues në Delvinë dhe Astrit Rrupulli, 51 vjeç, banues në Librazhd u vunë në pranga paraditen e sotme për ndërtim pa leje.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander rica arrestohet aleksander rica aleksander rica arrestohet aleksander rica

Sondazh

Poll