Ishte në arrest shtëpie, ‘nuk ju durua’ dhe arratiset nga Reggiano për të vjedhur në Raguza, arrestohet një 31
12 Shtator 2021, 14:31Nga DOSJA
ITALI– Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi udhëtoi nga Reggiano në zonën e Raguzës për të vjedhur.
Sipas mediave italiane, ai ishte shpallur në kërkim nga korriku në të gjithë territorin italian pasi ishte arrestuar në provincën e Parmës për një tentativë vjedhje së rreth 5 tonë bakër dhe bronzi, brenda një kantieri ndërtimi të linjës hekurudhore Parma-Milano.
Ai ishte dënuar në arrest shtëpiak më 17 prill, një ditë pas arrestimit të tij, në shtëpinë e të dashurës së tij në Poviglio. Prillin e kaluar ai u dënua në shkallën e parë me 8 muaj burg dhe një gjobë prej 400 €. Më 18 qershor, karabinierët gjatë një kontrolli, konstatuan se burri ishte arratisur.
Nga 9 korriku ai ishte në kërkim në të gjithë territorin kombëtar ku pasditen e djeshme karabinierët e Raguzës, e arrestuan atë si pjesë e një hetimi të nisur pas vjedhjes në një lokal.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, janë vën...
TIRANË– Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë me shkurrë në Kodër Kombinat në Tiranë. Mësohet e flakët janë aktivizuar mesditën e sotm...
TIRANË– Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja është regjistruar në Shkozë në periferi të Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar të...
TIRANË– Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona. Një prej tyre është dhe drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi A.I banues në Lushnjë, është...
TIRANË– Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në zonën e Astirit, ku një ashensor është shkëputur d...
TIRANË– Policia rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle intensive nëpër rrugët dhe akset kryesor e të kryeqytetit duke bërë të mundur që si pasojë, të arre...
TIRANË– Dy gra, njëra prej të cilave shtatzënë kanë mbetur të plagosura pasi kavot e një ashensori në kompleksin e pallateve “Fratari” në Astir u shkëput d...