Rëndohet bilanci në vend, ndërrojnë jetë dhe 4 persona nga Covid-19, regjistrohen 864 raste të reja, 12 mijë e 766 janë
12 Shtator 2021, 15:25Nga DOSJA
TIRANË– 2 mijë e 543 viktima, 12 mijë e 766 raste aktive dhe 141 mijë e 717 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vend që nga fillimi i pandemisë. Në njoftimin zyrtar, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar katër viktima. Një qytetare nga Tirana 65 vjeçe, një qytetar nga Kolonja 65 vjeç, një qytetar nga Shkodra 78 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 82 vjeç nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19 dhe kanë ndërruar jetë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 4334 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 864 qytetarë, në këto bashki: 302 raste në Tiranë, 84 në Durrës, 65 në Shkodër, 38 në Fier, 30 në Berat, 29 në Vlorë, 27 në Elbasan, 22 në Lushnje, 21 në Kamëz, 16 në Korçë, nga 15 raste në Sarandë, Lezhë, 14 në Pogradec, 13 në Krujë, nga 11 raste në Kavajë, Gjirokastër, 10 në Dimal, nga 9 raste në Peqin, Vau i Dejës, Kukës, Has, nga 8 raste në Gramsh, Vorë, Patos, nga 7 raste në Kurbin, Mallakastër, 6 në Devoll, nga 5 raste në Divjakë, Roskovec, nga 4 raste në Rrogozhinë, Dibër, Delvinë, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, Cerrik, nga 1 rast në Librazhd, Kuçovë, Libohovë, Tropojë, Pukë.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 679 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,717 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (12 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 864 Të shëruar në 24 orë 679 Të shtruar në spitale 175 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 4334
Testime totale 1,116,961 Raste pozitive 157,026 Raste të shëruara 141,717 Raste Aktive 12,766 Humbje jete 2,543
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të kryer nga Universiteti i Kalifornisë, sipas të cilit, adoleshentët e shëndetshëm kanë më sh...
TIRANË– 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, janë vën...
TIRANË– Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë me shkurrë në Kodër Kombinat në Tiranë. Mësohet e flakët janë aktivizuar mesditën e sotm...
TIRANË– Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja është regjistruar në Shkozë në periferi të Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar të...
TIRANË– Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona. Një prej tyre është dhe drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi A.I banues në Lushnjë, është...
TIRANË– Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në zonën e Astirit, ku një ashensor është shkëputur d...