Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Dy gra, njëra prej të cilave shtatzënë kanë mbetur të plagosura pasi kavot e një ashensori në kompleksin e pallateve “Fratari” në Astir u shkëput dhe bëri që pesë banorë të përfundonin me forcë në katin zero të ndërtesës. Ngjarja e rëndë që mund të ishte kthyer në tragjedi, u regjistruar pas mesnatës së kaluar, rreth orës 00:05.
Në momentin që ndodhi ngjarja, dëshmitarët zbuluan se ashensori që u rrëzua kishte 5 persona brenda, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë të mitur, por vetëm dy prej tyre u plagosën. Të dyja gratë u nxorrë nga ashensori dhe u transportuan për në spitalin e Traumës. Njëra prej tyre, ajo shtatzënë, ndodhet ende e shtruar, ndërsa tjetra është kthyer në shtëpinë e saj, në gjendje të mirë shëndetësore.
Të trembur nga ngjarja, banorët treguan para kamerave se kjo gjë kishte ndodhur edhe më herët, por nuk ishte marrë asnjë masë. Mbrëmjen e sotme, thuajse 20 orë pas ngjarjes së ndodhur, policia bëri me dije se ka vënë në pranga një 34-vjeçar, të identifikuar si Dritan Shabani, banues në Tiranë dhe teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve ku ndodhi aksidenti i rëndë.
34-vjeçari akuzohet se gjatë natës së kaluar, pavarësisht se ka qenë në krye të detyrës, nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjëndje të lirë së bashku me qytetarët që ndodheshin brenda tij. ”. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, mësohet se është proceduar penalisht edhe vëllai i tij, Dëfrim Shabani, 37 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës ku ishte i punësuar tekniku.
Ashensori rezulton të jetë i pacertifikuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror teknik. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, konfirmoi zyrtarisht përmes një njoftimi se ashensori i pallatit nuk rezulton i regjistruar dhe nuk ishte kolauduar prej kohësh. Madje kavot nuk ishin ndërruar që nga koha kur ashensori ishte montuar.
(k.m;a.b;f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Në Shqipëri janë 700 mijë qytetarë që janë vaksinuar kundër COVID, plotësisht me të dyja dozat. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë ...
TIRANË – Anila Hoxha raporton se ngjarja ndodhi teksa disa banorë të pallatit kishin përfunduar festimet dhe po përcillnin miqtë, por menjëherë më pa...
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për drejtorin e IKMT në Dibër, ...
TIRANË– Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është kapur me armë pa leje. Policia bën me dije se Ibrahim Gjidiaj ka qenë me p...
TIRANË– Banorët e pallatit ku u shkëput ashensori në Astir kanë rrëfyer se kjo ka ndodhur dhe më parë. Banorët u shprehën se e kishin marrë vesh për ngjarj...
SARANDË– Katër punëtorë ndërtimi në Sarandë janë vënë në pranga pasi u kapën ‘mat’ nga Policia duke ndërtuar një vilë në një zonë të mbrojtur, të quajtur ‘...
FIER– Një bombul gazi ka shpërthyer në një pallat në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në lagjen ’15 tetori’.Shpërthimi...
TIRANË– Tre të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi kanë dhunuar me sende të forta një 26-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme...
ELBASAN– Një klient i një hoteli në Elbasan, ka tentuar që të futet me forcë brenda mirëpo përfundoi në spital. Në orën 01:30, 49-vjeçari i cili banon në...
TIRANË– Dy ditë pas ngjarjes tragjike, policia ka marrë nën hetim administratorin dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes të hotelit, ku 28-vjeçar Ajdin Mus...