Aktualitet

Shpërndante kokainë në mes të qytetit, në pranga një 24-vjeçar shqiptar në Itali

12 Shtator 2021, 14:19 Nga DOSJA
Shpërndante kokainë në mes të qytetit, në pranga

ITALI– Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spoleto të Italisë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, shqiptari u pa gjatë një shërbimi patrullimi në një periferi të Spoletos i cili ‘pa u shqetësuar’ shiste doza kokaine nga makina e tij.

Në momentin që ai vuri re që dy patrulla policie ju afruan u përpoq të hiqte qafe substancën narkotike, e cila më vonë rezultoi të ishte kokainë, e përmbajtur në 5 mbështjellës të veçantë celofani të mbyllur me nxehtësi, me peshë rreth 3 gramë dhe para të gatshme në total mbi 900 euro, të ardhura nga aktiviteti tregtar.

Gjatë seancës së dëgjimit, i riu negocioi mbi dënimin e tij duke pranuar fajësinë dhe u dënua për 7 muaj detyrim paraqitje.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll