Aktualitet

EMRI/ Tentoi të kalonte ilaçe kontrabandë, procedohet 53-vjeçari në Durrës, në kamion iu gjetën dhe mbi 10 mijë euro

12 Shtator 2021, 13:48 Nga DOSJA
EMRI/ Tentoi të kalonte ilaçe kontrabandë, procedohet

DURRËS– Anastas Mertiri, 53 vjeç është proceduar penalisht pasi akuzohet për kontrabandë medikamentesh. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Mertiri po drejtonte një kamion në postin e Durrësit, mjet që ka kaluar për një kontroll më të imtësishëm pas dyshimeve të para.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, në kabinën e kamionit, u gjetën dhe sekuestruan një sasi medikamentesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës si dhe 10.500 euro të cilat nuk ishin deklaruar. Vetë 53-vjeçari u procedua penalisht për veprat penale “Kontrabandë me mallrat e licensuar” dhe “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare godet një tjetër rast të kontrabandës me medikamente mjekësore dhe mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen një sasi ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës dhe 10.500 euro të padeklaruara. Procedohet penalisht poseduesi. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK, Port Durrës, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi A. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, në kabinën e kamionit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës si dhe 10.500 euro të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u procedua penalisht për veprat penale “Kontrabandë me mallrat e licensuar” dhe “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”, shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anastas mertiri anastas mertiri

Sondazh

Poll