Aktualitet

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët një zonë në Kodër Kombinat

12 Shtator 2021, 13:38 Nga DOSJA
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët një zonë

TIRANË– Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë me shkurrë në Kodër Kombinat në Tiranë. Mësohet e flakët janë aktivizuar mesditën e sotme dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe me shkurre. 

Deri më tani nuk raportohet për dëme në banesa pranë kësaj zonë apo për rrezikimin e tyre nga flakët. 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëses dhe po punojnë që të shuajnë zjarrin. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një vatër të aktivizuar qëllimisht apo si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës. 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne tirane zjarr ne tirane

Sondazh

Poll