Aktualitet

Arrestohen 13 drejtues mjetesh në Tiranë! Kapen garuesit me shpejtësi në qendrat e banimit

12 Shtator 2021, 11:34 Nga DOSJA
Arrestohen 13 drejtues mjetesh në Tiranë! Kapen garuesit me

TIRANË– Policia rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle intensive nëpër rrugët dhe akset kryesor e të kryeqytetit duke bërë të mundur që si pasojë, të arrestoheshin dhjetëra persona per shkelje të rregullave gjatë qarkullimit me makinë, të pezulloheshin dhjetëra leje drejtimit, të vendoseshin një numër i madh gjobash. Qindra persona janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave gjatë qarkullimit. Policia ka arrestuar në flagrancë 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur në nivele shumë të larta alkooli.

NJOFTIMI I PLOTË:

Përgjatë 48 orëve të fundit, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë angazhuar sherbime të shtuara në zonat ku janë evidentuar njollat e zeza me fokus konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore me pasoja për shendetin dhe jetën e njerëzve.Në funksion të kontrolleve parandaluese, pergjate dy ditëve të fundit janë konstatuar dhe :• Arrestuar në flagrancë 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur në nivele shumë të larta alkooli.• Arrestuar në flagrance 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të papajisur me leje drejtimi.• Kapur në flagrancë 1 person në kërkim dhe 1 drejtues automjeti për veprën penale “Korrupsonit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.• Konstatuar dhe proceduar administrativsht 48 drejtues automjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, nga të cilët 17 edhe me sanksion plotesues të pezullimit të lejes së drejtimit.• Proceduar 15 drejtues mjetesh për gara shpejtesie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.• Proceduar 14 drejtues mjetesh për xhamin e parë të erresuar dhe targa të modifikuara.• Pezulluar 27 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 169 km/h si dhe janë vendosur 67 masa të tjera pa sanksion plotesues për shpejtësi mbi normat e lejuara.• Proceduar 184 drejtues motomjetesh për mos perdorim të kaskës mbrojtëse.• Proceduar 125 drejtues mjetesh për perdorim të aparitit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle nga policia rrugore kontrolle nga policia rrugore

Sondazh

Poll