Aktualitet

Shkëputja e ashensorit në Astir! Reagon zyrtarisht ISHMT: Nuk ka qenë i regjistruar dhe nuk është inspektuar nga ne

12 Shtator 2021, 11:47 Nga DOSJA
Shkëputja e ashensorit në Astir! Reagon zyrtarisht ISHMT: Nuk ka

TIRANË– Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në zonën e Astirit, ku një ashensor është shkëputur dhe ka lënë të lënduara dy gra, njëra prej tyre shtatzënë. Thuhet se ashensori nuk ka qenë i regjistruar në institucionet përkatëse dhe si pasojë nuk ka pasur asnjë inspektim nga ana e inspektorëve përkatës për të parë sigurinë e këtij ashensori.

Më tej, në reagim thuhet se punonjësit e ISHMT-së janë angazhuar maksimalisht në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese për zbardhjen e kësaj cështje.

REAGIMI:

INSPEKTORATI SHTETËROR I MBIKËQYRJES SË TREGUT Lidhur me ngjarjen e ndodhur në pallatet me adrese në kompleksin Fratari, në zonën e Astir, Tiranë, sqarojmë se prane ISHMT nuk rezulton ky subjekt si i regjistruar.Sipas Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar Personi Përgjegjës i produkt/instalimitnuk e ka bere regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT.Nga të dhenat e ISHMT për sa i përket raportimeve të Trupave të Autorizuara dhe të dhënave të tjera të siguruara nga ISHMT, rezulton se ashensori i cili ka pësuar “defekt teknik” duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar sic parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar.Në zbatim të legjislacionit për administrimin e ambjenteve të përbashkëta, banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve. srukturat e ISHMT ne momentin e marrjes se njoftimit janë angazhuar maksimalisht ne bashkepunim dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese per zbardhjen e kesaj ceshtje.

Banorët përjetojnë HORROR në Astir! Këputet kabulli, SHKËPUTET ashensori nga pallati, plagosen dy gra, në gjendje të rëndë e reja shtatzënë. Nuk ishte i certifikuar nga ISHMT, prej kohësh nuk kolaudohej

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkeputet ashensori ne astir shkeputet ashensori ne astir

Sondazh

Poll