Aktualitet

I pa kolauduar, kavot s’ishin ndërruar kurrë! Shkëputet ashensori dhe bie në katin zero bashkë me 5 banorë në Astir, pl

12 Shtator 2021, 00:35 Nga DOSJA
I pa kolauduar, kavot s’ishin ndërruar kurrë! Shkëputet

TIRANË– Dy gra, njëra prej të cilave shtatzënë kanë mbetur të plagosura pasi kavot e një ashensori në kompleksin e pallateve “Fratari” në Astir u shkëput dhe bëri që pesë banorë të përfundonin me forcë në katin zero të ndërtesës. Ngjarja e rëndë që mund të ishte kthyer në tragjedi, u regjistruar pas mesnatës së kaluar, rreth orës 00:05.

Në momentin që ndodhi ngjarja, dëshmitarët zbuluan se ashensori që u rrëzua kishte 5 persona brenda, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë të mitur, por vetëm dy prej tyre u plagosën. Të dyja gratë u nxorrë nga ashensori dhe u transportuan për në spitalin e Traumës. Njëra prej tyre, ajo shtatzënë, ndodhet ende e shtruar, ndërsa tjetra është kthyer në shtëpinë e saj, në gjendje të mirë shëndetësore.

Të trembur nga ngjarja, banorët treguan para kamerave se kjo gjë kishte ndodhur edhe më herët, por nuk ishte marrë asnjë masë. Mbrëmjen e sotme, thuajse 20 orë pas ngjarjes së ndodhur, policia bëri me dije se ka vënë në pranga një 34-vjeçar, të identifikuar si Dritan Shabani, banues në Tiranë dhe teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve ku ndodhi aksidenti i rëndë.

34-vjeçari akuzohet se gjatë natës së kaluar, pavarësisht se ka qenë në krye të detyrës, nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjëndje të lirë së bashku me qytetarët që ndodheshin brenda tij. ”. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, mësohet se është proceduar penalisht edhe vëllai i tij, Dëfrim Shabani, 37 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës ku ishte i punësuar tekniku.

Ashensori rezulton të jetë i pacertifikuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror teknik. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, konfirmoi zyrtarisht përmes një njoftimi se ashensori i pallatit nuk rezulton i regjistruar dhe nuk ishte kolauduar prej kohësh. Madje kavot nuk ishin ndërruar që nga koha kur ashensori ishte montuar.

(k.m;a.b;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet astir rrezohet ashensori ne astir astir rrezohet ashensori ne astir

Sondazh

Poll